Një raketë ”SpaceX” shpërtheu gjatë uljes pas një fluturimi provë, pasi fitoi shumë shpejtësi gjatë rënies.
”Për shkak të një problemi me sistemin e energjisë, shpejtësia e raketës pa pilot gjatë afrimit të uljes ishte shumë e lartë”, shkroi themeluesi i SpaceX Elon Musk në Twitter.
Ai tha se ishte i kënaqur megjithë uljen ”e zjarrtë” duke shtuar se ”morëm të gjitha të dhënat që na duheshin”.
Të martën, një përpjekje lëshimi u ndërpre vetëm 1,3 sekonda para fillimit të planifikuar për shkak të një problemi të motorit.
Në provat e mëparshme, prototipat kishin nisur vetëm në një lartësi prej rreth 150 metrash.
Qëllimi i eksperimenteve është testimi i elementeve individuale të raketës së re.
Sipas planeve të shefit të ”SpaceX” Elon Musk, ”Starship” një ditë do të transportojë mallra dhe njerëz në Hënë dhe Mars.