Një oksimetër shpëton jetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga misteret e Covid-19 është arsyeja pse nivelet e oksigjenit në gjak mund të ulen në nivele të të rrezikshme pa e vërejtur pacienti. Kjo njihet si “hipoksi e heshtur”.

Si rezultat, pacientët kanë mbërritur në spital me një shëndet shumë më të keq se sa kishin kuptuar dhe në disa raste, shumë vonë për ta trajtuar në mënyrë efektive.

Por një zgjidhje potenciale për të shpëtuar jetën është një oksimetër, që lejon pacientët të monitorojnë nivelet e tyre të oksigjenit në shtëpi.

Në Mbretërinë e Bashkuar dhe mjeku mendon se të gjithë duhet të marrin në konsideratë blerjen e një oksimetri me qëllim për të parandaluar dhe shpëtuar jetë.

Advertisement

Niveli normal i oksigjenit në gjak është ndërmjet 95% dhe 100%, nëse bie poshtë këtij niveli njerëzit duhet të njoftojnë mjekun ose ugjencën.

Në Angli, ata po u jepen njerëzve me Covid që janë mbi 65 vjeç, më të rinj, por që kanë një problem shëndetësor, ose dikujt që i është rekomanduar nga mjekët.

Skema të ngjashme po shpërndahen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Njerëzit matin dhe regjistrojnë nivelet e tyre të oksigjenit tri herë në ditë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy