Një robot që vret viruset me dritë ultraviolete është duke u testuar në aeroplanët zviceranë në mënyrë që të rikthejë besimin e pasagjerëve dhe të ringjallë industrinë e aviacionit që po vuan pasojat e pandemisë COVID-19.

Kompania zvicerane “UVeya” aktualisht po kryen prova të tilla të robotit të saj me kompaninë e aeroportit “Dnata” në aeroplanët “Embraer” “Helvetic Airways”, një kompani ajrore charter në pronësi të miliarderit zviceran Martin Ebner.

“Prodhuesit e aeroplanëve duhet të certifikojnë më tej këto pajisje dhe të studiojnë ndikimin e dritës së tyre UV në veshjet e brendshme, të cilat mund të zbehen pas shumë dezinfektimesh”, tha bashkëthemeluesi i “UVeya” Jodoc Elmiger.

Ai shpreson që robotët e tyre pastrues mund të zvogëlojnë frikën e njerëzve nga fluturimi, edhe kur COVID-19 po qarkullon, sepse, siç tha ai, kjo është një teknologji e provuar që është përdorur për më shumë se 50 vjet në spitale dhe laboratorë dhe është shumë efikase.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Elmiger deklaroi se një robot mund të dezinfektojë një aeroplan për 13 minuta nga fillimi deri në fund.

Ekipi i tij ka bërë tre prototipa deri më tani, njëri prej të cilëve u demonstrua në një aeroplan të Helvetica në Cyrih, ku trafiku ajror ra me 75 për qind vitin e kaluar.

Drejtuesit e “Dnata” shpresojnë që prodhuesit e avionëve t’i miratojnë këta robotë dhe Elmiger vlerëson se çmimi i tyre mund të jetë rreth 15.000 franga zvicerane, pasi qeveritë po kërkojnë zbatimin e masave të reja për të siguruar që pasagjerët në aeroplan të mbrohen nga infeksioni. KosovaPress

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";