Kompania polake ML System ka zhvilluar një sensor që mund të zbulojë COVID-19 për më pak se 10 sekonda.

Presidenti i ML System, Dawid Cycon, tha se kompania ka përfunduar testet e saj paraprake.

“Ne kemi marrë miratimin nga komiteti mjekësor i bioetikës për të kaluar në fazën e testimit në tampona dhe, shumë shpejt, ne presim që të kemi rezultate në lidhje me ndjeshmërinë dhe zbulueshmërinë e pajisjes”, theksoi ai.

Presidenti polak, Andrzej Duda, i cili vizitoi fabrikën e ML System, tha se pajisja “është një burim krenarie e madhe për të gjithë vendin”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot ne paraqesim produktin më të ri të kompanisë, krejtësisht të jashtëzakonshëm, veçanërisht në kohërat e vështira të sotme, kur prekemi nga pandemia COVID-19”, tha presidenti Duda, duke shtuar se sensori mund të zbulojë grimcat COVID-19 në frymëmarrje si dhe në një numër substancash të tjera. atsh