Një kompani e tretë një garë për “Tiktok”: Britanikët i bashkohen “Microsoft” dhe “Oracle”, ofrojnë 20 miliard dollarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një kompani e tretë një garë për “Tiktok”: Britanikët i bashkohen “Microsoft” dhe “Oracle”, ofrojnë 20 miliard dollarë

Gara për të blerë njësinë e Tiktok në Shba, nën zotërimin e kompanisë kineze Bytedance, është kthyer tashmë në një ankand. Vetëm dy ditë pasi Microsoft dhe Oracle dorëzuan ofertat e tyre, në lojë është futur një pretended I tretë; Centrius Asset Management, duke bërë një ofertë të minutës së fundit prej 20 miliardë dollarësh. Kompania britanike ka bërë një ofertë për 10 miliardë dollarë në momentin e blerjes dhe 10 miliardë dollarë nga fitimet e mëtejshme.

Blerësi do të marrë jo vetëm tiktok në SHBA, por edhe asetet në Australi, Zelandë të Re dhe Indi. “ByteDance” ndërkohë pritet të dalë shumë shpejt me një vendim përfundimtar se cilës kompani do t`ia shesë këto asete. Madje, mësohet se kompania po vlërëson edhe mundësinë e shitjes së të gjitha aseteve.

Ekspertët thonë se vendimi mund të vijë shumë shpejt. Nxjerrja në shitje e një pjese të kompanisë erdhi pas ndalimit të aplikacionit në SHBA, për çështje sigurie. Aplikacioni ishte ndaluar më parë edhe në Indi.

Blerësit ndërkohë, do të duhet të marrin edhe dakordësinë e Shtëpisë së Bardhë. Microsoft duket deri më tani ofertuesi më serioz, dhe është në bashkëpunim me Walmart, rrjetin gjigand të supermarketeve.

Advertisement

ByteDance mësohet se pretendon rreth 30 miliardë dollarë për shitjen, por që askush nuk duket se ka vullnetin që t`i paguaj.

Urdhëri ekzekutiv I Trump vendos mesin e shtatorit si afatin përfundimtar për gjetjen e një blerësi. Në të kundërt do t`i ndalojë të gjitha kompanitë amerikane që të bëjnë biznes me të.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy