“Një hap madhështor për astronominë”, sonda e NASA “prek” Diellin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Një hap madhështor për astronominë”, sonda e NASA “prek” Diellin

Nga legjendat e mitologjisë greke, ai i Ikarusit është ndër më të njohurit. AI tentoi të fluturonte me anë të shpikjes gjeniale të dy flatrave, por pas një fillimi të mirë ai gjeti vdekjen pasi duke iu afruar diellit, dylli që mbante flatrat bashkë u shkri nga nxehtësia.

Por me sondën e re të NASA, Parker Solar, diçka e tillë nuk parashikohet, edhe pse distanca me yllin  e sistemit tonë do të jetë shumë më e vogël, dhe temperaturat shumë më të larta.

Sonda e NASA-s ka “prekur” Diellin rreth prillit, por lajmi u përhap vetëm sot. Mjeti i teknologjisë së lartë i ka rezistuar temperaturave deri më 1300 gradë Celsius, dhe rrezatime deri 500 herë më të forta se në Tokë.

Sonda arriti deri tek korona e jashtme e yllit, rreth 8.6 milionë kilometra nga bërthama

Sonda e ndërtuar në 2018 duhet t’i përgjigjeshe disa të panjohurave, veçanërisht për sa i përket çështjes së erërave diellore dhe fushave magnetike, që po bëhen gjithmonë e më të rrezikshme për satelitët dhe transmetimin e informacioneve.  

Advertisement

Sonda arriti deri tek korona e jashtme e yllit, rreth 8.6 milionë kilometra nga bërthama, dhe mendohet se në vitin 2025 orbita e saj të prekë limitin e 3.8 milionë kilometrave.  

Sonda Parker Solar

Të dhënat e ardhura deri më tani po i lejojnë astronomët dhe fizikanët të kuptojnë më mirë strukturën e koronës diellore, që duket më e copëzuar sesa mendohej.  

Ky është një hap i madh për shkencën dhe njohuritë mbi diellin”, deklaroi drejtori i misionit të NASA, Thomas Zurbuchen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy