Bugatti ka nxjerrë në treg një makinë elektrike për fëmijë që kushton plot 35 000 dollarë.
Makina quhet Bugatti Baby II dhe është një risjellje e makinës Bugatti Baby e rreth 100 viteve më parë.
Në vitin 1926, Ettore Bugatti donte të bënte një makinë për djalin e tij më të vogël dhe krijoi një imitim të Bugatti Type 35, një makinë shumë e famshme garash e asaj kohe.
Bugatti Baby II është për fëmijët e moshës 12-14 vjeç dhe shpejtësia maksimale e tij është 47 km/h.
Advertisement