Lansimi i anijes kozmike – e quajtur Amal apo Shpresë – ishte planifikuar fillimisht për 15 korrik, por u shtye për pesë ditë, shkaku i kushteve atmosferike.
Në Qendrën Hapësinore “Mohammed bin Rashid” në Dubai, burra dhe gra, të veshur ne rrobet e tyre tradicionale, e përcollën me vëmendje lansimin e raketës.
“Është ndjenjë e mrekullueshme. Po mundohemi ta përmbajmë veten, por nuk po mundemi”, ka thënë Ahmad Belhoul al-Falasi, kryetar i Agjencisë Hapësinore të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Anija pritet të mbërrijë në Mars në shkurt të 2021-tës, vitin në të cilin Emiratet e Bashkuara Arabe i kremtojnë 50 vjet pavarësi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";