Nga pranvera, iPhone s’do të përcjellë sjelljet e përdoruesve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Apple po planifikon të lansojë një sistem të ri të kontrollit të privatësisë në pranverë për t’ia parandaluar aplikacioneve të telefonit që në mënyrë të fshehtë të përcjellin sjelljet e përdoruesve.

Lëvizja vjen në kohën kur rrjeteve sociale dhe shërbimeve digjitale po u bëhet presion të heqin dorë nga mbikëqyrja e të dhënave të përdoruesve, të cilat po i shfrytëzojnë për t’i ndihmuar vetes në shitjen e reklamave.

Edhe pse Apple s’ka ofruar datë specifike për këtë lëvizje, njoftimi i së enjtes bën të ditur se “mburoja” do të jetë e pranishme te përditësimi i ri i sistemit operativ të iPhonet që pritet të vijë në mars ose prill.

Kompania kishte planifikuar ta lansonte veçorinë në shtator, por e shtyu masën duke u dhënë më shumë kohë krijuesve të aplikacioneve që të përshtaten me veçorinë e cila do t’ua bënte me dije përdoruesve se janë duke u përcjellë nga pajisja.

Advertisement

Analistët presin që një numër i konsiderueshëm i përdoruesve të mos lejojë këtë qasje.

Facebooku muajin e shkuar shprehu kritika ndaj Applet për pamundësimin që po ia bën që të përfitojë për reklama nga përcjellja e sjelljeve të përdoruesve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy