“Për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një urdhër që duke filluar nga 20 shtatori ndalon shkarkimin e aplikacioneve të mesazheve TikTok dhe WeChat, në pronësi të grupeve kineze Tencent dhe ByteDance.
Shënimi zyrtar i Departamentit thekson se ndalimet kanë për qëllim të mbrojnë përdoruesit në Shtetet e Bashkuara duke eliminuar qasjen në këto aplikacione dhe duke ulur ndjeshëm funksionalitetin e tyre.
“Urdhëresa e re tregon edhe një herë se Presidenti Trump do të bëjë gjithçka për të ruajtur sigurinë tonë kombëtare dhe për të mbrojtur amerikanët nga kërcënimet e Partisë Komuniste të Kinës”, tha sekretari i Departamentit të Tregtisë të SHBA, Wilbur Ross/Shqiptarja.