Amazoni ka nisur hetimet që të kuptojë se çfarë ka ndodhur me porositë e PlayStation 5 që nuk u janë dërguar klientëve që kanë porositur.
Disa klientë në pakot e porosive të tyre kanë gjetur gjësende si pajisje për kuzhinë ose lodra, në vend të video-lojës të kërkuar.
Stafi i Amazonit thoshte se kishin frikë se porositë ishin vjedhur gjatë dërgesës, derisa kanë akuzuar shpëndarësit.
“Na vjen keq për këtë dhe jemi duke hetuar se çka saktësisht ka ndodhur”, thuhet në një reagim të Amazonit.
same boat – it was out for delivery. Was on my street, then outside my house. And then delivered. Except it wasn’t. Been told I have to wait 48 hours then either refund or new one. But there isn’t any stock… so I guess I’m not getting the PS5 I ordered two months ago pic.twitter.com/goeeyLyyWG
— abe froman (@StephenDonophan) November 19, 2020
Futja e artikujve të gabuar në pakot e dërgesave nuk është dukuri shumë e njohur, derisa çmimet e larta të PlayStation 5 janë të larta dhe kjo po shihet si shkak për vjedhjen e tyre.
Klientët e pakënaqur publikuan në Twitter fotografi të pakove që kanë marrë, ku në to dukeshin ushqime qensh, llamba elektrike e të tjera, transmeton KOHA.
Shumë nga pretendimet nuk mund të verifikohen ndërsa BBC shkruan se Amazon ka pranuar se ka pasur problem me dërgesat.
“Ne jemi për t’i bërë klientët tanë të lumtur dhe kushdo që ka pasur problem me porosi, le të kontaktoj më ekipin tonë të shërbimeve për klientë.