Hispano Suiza, një markë spanjolle automobilësh, prezantoi dje në Madrid modelin e saj të dytë, Carmen Boulogne. Kjo makinë është një version më sportiv, më i lehtë, më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë sesa Carmen, që u zbulua në Sallonin e Gjenevës vitin e kaluar.

Motori i kësaj makine ka 1114 kuaj fuqi dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 290 km/h. Nga 0 në 100 km/h arrin për 2,6 sekonda.

Çmimi i Carmen Boulogne është 1,65 milionë euro.

Emri i kësaj makine është vendosur për nder të fitores së kësaj marke spanjolle në një garë të zhvilluar në Francë, pranë Boulogne, në vitin e largët 1921.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";