Në kohë pandemie, orat “inteligjente” shndërrohen në mini-infermierë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prodhuesit e mëdhenj të teknologjisë po përshtaten me rrethanat e reja të pandemisë, duke shndërruar aparatet e tyre në një mini-infermier artificial dhe teknologjik.

Revolucioni i vërtetë në këtë fushë vjen nga “orat inteligjente”  që këtë vit kanë rritur shitjet me 20% globalisht. Dominimi vjen nga gjiganti i Kupertinos, Apple, që përfaqëson i vetëm më shumë se 51% të shitjeve, falë edhe Apple Watch 5.

Por modeli i ri sapo dalë, Apple Watch 6, tingëllon edhe më i lidhur me përditshmërinë që po jetojmë.

Si funksionon oksimetri në Apple Watch

Sensorë të ndryshëm janë shtuar në mënyrë që përdoruesi të ketë të dhëna të sakta mbi shëndetin e tij. Në veçanti një instrument shumë i dobishëm është ai i oksimetrit, që mat oksigjenimin e gjakut. Por nuk mungojnë as sensori për matjen e pulsit, madje edhe një EKG goxha e përpiktë.

Advertisement

Por Apple nuk i mungojnë rivalët, duke filluar nga Marka si Garmin dhe Huawei, ose FitBit, që janë tashmë të profilizuar tek shëndeti dhe stërvitjet në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Sipas parashikimeve për vitin 2022, më shumë se 90 milionë aparate të tilla do të shiten në tregun ndërkombëtar, tashmë ata po shndërrohen në kompjuter të vegjël, ku nuk mungojnë hartat e detajuara, edhe në qendra të pabanuara, dhe ku krahas markave më të njohura dhe të shtrenjta, nga Azia po përgatisin kalimin në Perëndim dhjetëra modele të reja dhe teknologjikisht të avancuara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy