Ndahet nga jeta presidenti i “Samsung”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lee Kun-hee, presidenti i gjigantit elektronik Samsung, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Lajmi u bë me dije nga kompania, e cila sqaroi se Kun-hee kishte qenë në koma që kur pësoi një atak në zemër në 2014.

“Kryetari Lee ishte një vizionar i vërtetë që shndërroi Samsungun nga një biznes lokal në inovatorin kryesor të teknologjisë në botë,” tha Samsung në një deklaratë.

“Të gjithë ne në Samsung do ta çmojmë shumë kujtimin e tij dhe jemi mirënjohës për udhëtimin që ndamë me të.”

Advertisement

I biri i tij, Jay Y. Lee, ka udhëhequr kompaninë që kur u bë zëvendëskryetar në vitin 2012 dhe pritet të trashëgojë titullin e babait të tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy