NASA: Përtej sistemit tonë diellor ekzistojnë më shumë se 5000 botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NASA: Përtej sistemit tonë diellor ekzistojnë më shumë se 5000 botë

NASA deklaron se përtej sistemit tonë diellor ekzistojnë më shumë se 5000 planetë. Të hënën, Agjencia Hapësinore Amerikane zbuloi 65 ekzoplanetë të tjerë, duke deklaruar kështu arritjen e këitj rekordi.

“Kjo nuk është vetëm një shifër”, tha Jessie Christiansen, një prej shkencëtareve kryesore në Institutin e Ekzoplanetëve të NASA-s, të vendosur pranë Universitetit të Teknologjisë në Kaliforni. “Secili prej tyre është një botë e re, një planet i ri. Jam e emocionuar sepse nuk dimë asgjë për ta”.

Sipas studiuesve, kjo që po jetojmë është epoka e artë e ekzoplanetëve. Edhe pse ekzistenca e planetëve jashtë sistemit tonë diellor është diçka e përmendur shpesh në filmat e vjetër fantastiko-shkencorë, planeti i parë u zbulua vetëm në fillim të viteve 1990.


Advertisement

Zbulimi nga NASA: Shenjat e para të një planeti jashtë galaktikës sonë

Advertisement

Në këto botë të tjera përfshihen planetë që janë shumë më të mëdhenj se Toka, shpesh të pakrahasueshëm me asnjë prej planetëve të sistemit tonë diellor. Deri tani, NASA ka mundur t’i kategorizojë këto planetë, 30% janë gjigantë gazi, 31% janë më të mëdhenj se Toka, dhe 35% janë të ngjashëm me Neptunin. Vetëm 4% janë planetë të ngjashëm me Tokën apo Marsin.

“Nga 5000 ekzoplanetë, 4900 janë vetëm pak mijëra vite dritë larg nesh”, tha Christiansen. “Por ne jemi 30 mijë vite dritë larg qendrës së galaksisë, nëse eksplorojmë më shumë rreth nesh, mund të gjejmë shumë planetë të tjerë, mendoj se kjo shifër mund të arrijë deri në 200 miliardë”.


NASA ZBULON EXOPLANET frame 136 1024x576

Advertisement

Zbulohet nga NASA Supertoka jashtë Sistemit Diellor

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy