NASA: Për herë të parë, një helikopter që fluturon në Mars

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NASA: Për herë të parë, një helikopter që fluturon në Mars

Më shumë se një shekull pas fluturimit të parë të mundësuar në Tokë, NASA synon të provojë se është e mundur të ngresh në fluturim një makineri edhe në një planet tjetër.

I transportuar në bordin e anijes hapësinore “Mars 2020”, që arrin në destinacionin e tij të enjten, helikopteri i vogël “Ingenuity” pritet të realizojë një arritje të madhe: ngritjen në një ajër me dendësi ekuivalente sa vetëm 1% e atmosferës së Tokës.

Sfida kryesore për inxhinierët: ta bënin këtë helikopter sa më të lehtë, në mënyrë që të ngrihet në ajër jashtëzakonisht të lehtë. Ai peshon vetëm 1,8 kg.

Helikopteri përbëhet nga katër këmbë, një trup me dy helika të mbivendosura, me gjatësi 1,2 metra nga një skaj në tjetrin.

Advertisement

Helikat do të rrotullohen me një shpejtësi prej 2 400 rrotullime në minutë, rreth pesë herë më shpejt se një helikopter standard.

Ai është i pajisur me panele diellore për të rimbushur bateritë, me pjesën më të madhe të energjisë që përdoret për ngrohjen (është minus 90 gradë Celcius natën në Mars).

Helikopteri mund të bëjë, gjithashtu, fotografi dhe video.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy