NASA po përgatitet të nisë testimet e një tualeti me gravitet zero në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, përpara përdorimit të tij të mundshëm në misionin e ardhshëm në Hënë.

Sipas BBC, tualeti 23 milionë dollarësh, i cili thith mbetjet njerëzore nga trupi, do të dërgohet në Stacionin Hapësinor me një “anije” mallrash. NASA, shkruan se sistemi me vakuum i tualetit është shumë i përshtatshëm për astronautet femra.

Raketa që mbante ngarkesën do të duhej të nisej të enjten nga baza e ishujve Wallops në Virginia, por misioni u shty tre minuta përpara për shkak të një problem teknik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";