NASA konfirmoi se ka ujë në Hënë. Lajmi u bë më dije në një deklaratë, e cila shënon një kthesë të fortë për misionet e ardhshme në hapësirë.

Sipas dy studimeve të botuara në Nature, teleskopi i Sofjes ka zbuluar pa mëdyshje molekulën e ujit.

Universiteti i Kolorados vlerëson se më shumë se 40,000 kilometra katrorë të sipërfaqes hënore mund të bllokojnë ujë, i cili “fshihet” në formën e akullit në zgavra të vogla.

Kërkimet e mëparshme kishin treguar praninë e mundshme të lëngut të jetës në sipërfaqen hënore, veçanërisht pranë Polit të Jugut, por instrumentet e përdorura nuk lejonin të dallohej nëse sinjali i marrë vinte nga molekula H2O ose nga hidroksili (OH) i lidhur me mineralet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Teleskopi i Sofjes, ka zgjidhur misterin duke analizuar spektrin e Hënës në një gjatësi vale prej 6 nanometrash, në të cilën uji nuk mund të ngatërrohet me asgjë tjetër.

Rezultatet e analizave tregojnë se në gjerësitë më jugore uji është i pranishëm me bollëk (rreth 100-400 pjesë për milion), ndoshta i sekuestruar në matrica qelqi ose shkëmbore.

“Kjo na tregon se Hëna mund të jetë më pak e thatë nga sa pritej por nuk është ende e mundur të përcaktohet sa ujë ka dhe sa është i përdorshëm ai. Por sigurisht që ky zbulim do të na ndihmojë të planifikojmë më mirë misionet e ardhshme”, theksoi Enrico Flamini, presidenti i Shkollës Ndërkombëtare të Kërkimit për Shkencat Planetare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";