NASA ka premtuar një çmim prej 500 000 dollarësh për ata që do të jenë në gjendje të shpikin ushqimin e së ardhmes, ushqime të destinuara për misionet e njeriut në “Mars dhe gjetkë”, që janë të shëndetshëm dhe të shijshëm dhe që mund të përdoren në rast të udhëtimeve ndëryjore shumë të gjata.

E nisur në mes të janarit, në bashkëpunim me Agjencinë Kanadeze të Hapësirës dhe me rastin e 100-vjetorit të NASA-s, “Sfida e Ushqimit Ndërhapësinor” do të përfundojë më 30 korrik.

Qëllimi për t’u arritur në vetëm shtatë muaj është ambicioz.

Sipas faqes së internetit të Agjencisë Hapësinore të SHBA-së, ky qëllim është krijimi i teknologjive të reja ose sistemeve të prodhimit të ushqimit, që kërkojnë burime minimale dhe prodhojnë mbetje minimale, ndërsa sigurojnë ushqim të sigurt, ushqyes dhe të shijshëm për misionet e kërkimit njerëzor që zgjasin në kohë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nëse do të ishte e mundur të arrihej një sistem të tillë, do të ishte gjithashtu një hap i madh përpara për prodhimin e ushqimit në të gjithë botën, por mbi të gjitha në mjedise ekstreme, rajone me burime të kufizuara ose vende të shkatërruara nga katastrofat natyrore”, theksoi NASA.