NASA fillon projektin për devijimin e asteroidëve që mund të godasin Tokën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), nënshkroi të martën një marrëveshje me vlerë 129 milion euro për të ndërtuar një mjet hapësinor si projekt i përbashkët me NASA-n, që do të studiojë se si mund të devijohet një asteroid në fluturim drejt Tokës.

Në qershor 2021, NASA do të nisë një anije hapësire për t’u përplasur me asteroidin Dimorphos dhe për të provuar nëse është e mundur që një objekt kërcënues për Tokën të devijohet e të nxirret në një trajektore më të sigurt.

Më pas, në tetor 2024, ESA do të nisë sondën e saj, të quajtur Hera, emri i Perëndeshës greke të martesës, për të vlerësuar kraterin e goditjes dhe masën e asteroidit. Anija do të arrijë atje në fund të vitit 2026 dhe do të kryejë një studim gjashtë-mujor.

Misioni të kujton filmin Armageddon të vitit 1998, në të cilin aktori Bruce Willis luan rolin e anëtarit të një ekipi që dërgohet për të shkatërruar një asteroid dhe për të shpëtuar Tokën.

Advertisement

“Ne duam të përpiqemi për herë të parë të devijojmë një asteroid nga kursi i tij i mundshëm i përplasjes me Tokën,” tha drejtori i ESA-s Rolf Densing.

Dimorphos ka një diametër prej 160 metrash, pothuajse sa baza e Piramidës së Madhe të Gizës në Egjipt, për të cilën ESA thotë se mund të shkatërronte një qytet të tërë nëse do të godiste Tokën.

Sonda Hera, që do të ketë madhësinë e një tryeze, duhet të navigojë në mënyrë autonome rreth asteroidit kur të mbledhë të dhënat. Ajo do të lëshojë disa mini satelitë, kube me përmasa 10 cm, të cilat do të jenë në gjendje të fluturojnë shumë më afër sipërfaqes së asteroidit/VOA.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy