Mushkëritë e dëmtuara nga COVID-19 shërohen vetë brenda 3 mujave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mushkëritë e dëmtuara nga COVID-19 shërohen vetë brenda 3 mujave

Mushkëritë e dëmtuara nga koronavirusi mund të riparohen vetë në vetëm tre muaj edhe nëse pacienti ka kaluar kohë në një ventilator. Sipas ekspertëve, simptomat zbehen tek pacientët që sapo kanë lënë spitalin pas 12 javësh.

Studiuesit në Austri analizuan më shumë se 150 pacientë me virus, të cilët ishin shtruar nëpër disa spitale në Austri.

Advertisement

Pasi dolën nga spitalet, pacientët ju nënshtruan kontrolleve 6, 12 dhe 24 javë më vonë.

Gjatë këtyre kontrolleve, pacientët u ekzaminuan dhe u analizuan në mënyrë që mjekët të zbulonin sasitë e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në gjakun arterial.

Advertisement

Mjekët gjithashtu kryen teste të funksionit të mushkërive.

Në vizitën gjashtë javore, më shumë se gjysma e pacientëve kishin një simptomë të vazhdueshme.

Advertisement

Këto përfshinin frymëmarrje dhe kollitje dhe skanimet zbuluan se 88 përqind e pacientëve kishin ende dëmtime në mushkëri.

Por nga vizita 12 javore, ekspertët thanë se dëmtimi i mushkërive u zvogëlua me 56 përqind.

Advertisement

Vlerësimet 24 javore ende nuk kanë përfunduar, por ekspertët besojnë se ata ka gjasa të përballen me dëmtime të përhershme.

Dr Sabina Sahanic, e cila është pjesë e ekipit, tha se rezultatet nga studimi sugjerojnë që mushkëritë në fakt mund të riparohen vetë.

Advertisement

Nga pacientët që morën pjesë në studim, mosha mesatare ishte 61 dhe 65% e pacientëve ishin meshkuj.

The post Mushkëritë e dëmtuara nga COVID-19 shërohen vetë brenda 3 mujave appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy