Kur bëhet fjalë për RAM memorie të iPhonet, Apple nuk ka nxituar që të provojë të sjellë pajisjet e veta me sa më shumë RAM. Ndërsa përdoruesit e iPhonet mendojnë se pajisjet e tyre mund të përfitojnë nga RAM memorie shtesë, shkruan ubergizmo.

E tani, Apple duket se është i gatshëm të plotësojë dëshirën e përdoruesve.

Sipas një postimi në Twitter nga llogaria @L0vetodream, duket se modelet iPhone 12 Pro pritet të vijnë me 6 GB RAM memorie, transmeton Koha.net. Kjo do të ishte një përditësim mbi paraardhësin e tij, iPhone 11 Pro Max i cili ka 4 GB RAM. Sidoqoftë, duket se modelet jo-Pro do të mbesin me vetëm 4 GB të RAM memories.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Professional 6GB
General 4GB

— 有没有搞措 (@L0vetodream) July 9, 2020

Ky përditësimi RAM memories, në anën tjetër, mund të jetë si një shtytje që përdoruesit të përditësohen me modelet Pro.

Gjithashtu, së fundmi është raportuar se Apple këtë vit do të lansojë katër modelet të reja të iPhonet. Seria e re e iPhonëve do të përfshijë modelin bazë – iPhone 12, të pasuar nga iPhone 12 Max, ku të dy pritet të vijnë me 4 GB RAM memorie. Po ashtu, në seri do të jenë edhe dy modele tjera Pro – iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max, të cilët pritet të vijnë me 6 GB RAM memorie.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Raportimet e fundit, po ashtu, “konfirmojnë” se iPhonët e rinj do të vijnë me ekrane OLED.