WhatsApp është një nga aplikacionet e njohura të mediave sociale në botë, por duket se këtë mbrëmje ka pasur probleme.

Mësohet se ky aplikacion ka rënë në të gjithë botën, ndërkohë që përdoruesit e tij nuk mundën që të shpërndanin mesazhet e tyre.

Numri i raporteve të këtij problemi janë bërë përmes platformës Twitter, ku përdoruesit kanë treguar se kanë vështirësi në dërgimin dhe pranimin e mesazheve përmes WhatsApp, raporton TCH.

Fillimisht aplikacioni ra në versionin e tij desktop, më pas shfaqi probleme edhe në spartphone. Deri më tani nuk ka asnjë komunikim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Probleme janë raportuar në të gjithë botën, përfshirë këtu një pjesë të madhe të Evropës, Sh.B.A, Amerikës Jugore dhe Qendrore, Indisë dhe Australisë.

WhatsApp tani është në trend në Twitter, me më shumë se 321,000 tweet në lidhje me ndërprerjen.