Microsofti do t’i vazhdojë bisedimet për blerjen e operacioneve të TikTok-ut në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjiganti amerikan i teknologjisë Microsoft ka konfirmuar se po vazhdon bisedimet për të blerë operacionet në SHBA të aplikacionit kinez TikTok, shkruan BBC.

Shefi ekzekutiv i Microsoftit, Satya Nadella, ka biseduar të dielën me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me këtë blerje, siç ka njoftuar firma.

Microsofti ka shtuar se vlerëson plotësisht rëndësinë e adresimit të shqetësimeve të presidentit Trump. Do të bëhet një rishikim i plotë i sigurisë së aplikacionit. Microsofti po ashtu do t’i ofrojë Qeverisë së SHBA-së një listë me përfitimet ekonomike të vendit.

Gjiganti teknologjik shpreson të përfundojë diskutimet me firmën ByteDance, që e ka në pronë TikTokun, deri më 15 shtator.

Advertisement

Microsofti ka thënë se po shikon të blejë shërbimet e TikTokut edhe në Kanada, Australi e Zelandë të Re.

Më herët presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të ndalojë softuerët kinezë në SHBA pasi përbëjnë rrezik të sigurisë nacionale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy