Gjiganti teknologjik, Microsoft ka thënë se hakerët e lidhur me Rusinë, Kinën dhe Iranin janë duke tentuar të spiunojnë njerëzit dhe grupet e përfshira në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara.

Grupi rus, që ka kryer hakime të fushatës së demokratëve më 2016, është sërish i përfshirë në sulme kibernetike, ka thënë kjo kompani amerikane.

Microsoft ka thënë se ka qenë e qartë “që grupet për aktivitet të jashtëm kanë rritur përpjekjet” duke shënjestruar zgjedhjet.

Si fushata e presidentit aktual, Donald Trump, ashtu edhe ajo e kandidatit demokrat për president, Joe Biden është thënë se janë duke u shënjestruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor.