Microsoft ka lajmëruar përdoruesit se tashmë mund t’i fshijnë të gjitha fjalëkalimet nga llogaritë e tyre dhe të përdorin një aplikacion vërtetues ose një opsion tjetër. Në mars të këtij viti, kjo alternativë u bë e disponueshme për bizneset, ndërsa tani është i dsiponueshëm për të gjithë përdoruesit Microsoft e Windows.

Nëse aktivizoni kyçjen pa fjalëkalim, ri-aksesimi i llogarisë suaj do të kërkojë shenjën tuaj të gishtit ose një tjetër vërtetim sigurie nga celulari juaj. Sipas kompanisë, kjo mënyrë është shumë më e sigurt pasi shenja e gishtit është unike dhe vetëm një person mund të përgjigjet si duhet në kohë reale nga celulari i tij.

Përdoruesit e Windows do të jenë ende në gjendje të përdorin opsionin e shpejtë të kodit PIN.

Megjithatë, do të ketë disa përjashtime pasi Office 2010, levat e Xbox 360 dhe WindoWs 8.1 ose më herët, do të kenë ende nevojë për fjalëkalim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";