Nganjëherë një mesazh mund të jetë thjesht spontan – diçka që doni ta thoni një moment pa u brengosur se do të qëndrojë aty. Kjo duket të jetë arsyeja pse Messenger ka prezantuar sot edhe për përdoruesit në Kosovë, mënyrën e zhdukjes së mesazheve, transmeton BalkanWeb.

Si funksionon? Shumë thjeshtë – mesazhet zhduken pasi i shihni dhe dilni nga biseda. Për ta aktivizuar këtë funksion, thjeshtë hyni në një bisedë, rrëshqisni lartë dhe ja, keni aktivizuar metodën e zhdukjes.

Për ta deaktivizuar këtë funksion, thjeshtë rrëshqisni përsëri lartë dhe do të ktheheni në bisedë të rregullt. Kjo është e tëra! Përveç kësaj, Messenger tani ju njofton nëse dikush e ka bërë “screenshot” bisedën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";