Makthi i ambientalistëve mund të kthehet në makinën e tyre të ëndrrave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makthi i ambientalistëve mund të kthehet në makinën e tyre të ëndrrave

Ajo që është quajtur gjithmonë makthi i ambientalistëve, tani mund të kthehet në makinën e tyre të ëndrrave. Pas më shumë se një dekade pa nxjerrë një model të ri, rikthehet Hummer, këtë herë tërësisht e modifikuar, me një motor të gjithin elektrik.

General Motors zbuloi modelin e ri “GMC HUMMER EV”, të martën. Kompania amerikane thotë se modeli i ka të gjithë muskujt e një Hummer-i të zakonshëm, me një motor me 1000 kuaj fuqi, edhe pse është elektrik. Modeli i ri mund të arrijë nga 0 në 100 km/h për 3 sekonda, ndërsa një tjetër risi është se mund të lëvizë edhe diagonalisht, jo vetëm para dhe mbrapa.

Por të gjitha këto, vijnë me një faturë të kripur, pasi për ta pasur këtë makinë do të duhet të shpenzoni 112 mijë dollarë. Prodhimi i makinës nis vjeshtën e ardhshme. Megjithatë, General Motors tha se do të realizojë më vonë edhe modele më pak të shtrenjta.

Makina origjinale Hummer harxhonte karburant sikur të mos kishte të nesërme, ndërsa modeli me motor elektrik është në gjendje të kryejë 563 kilometra me një karikim të plotë baterie.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy