![](https://www.struga.info/wp-content/uploads/2020/04/Tech-news.jpg)
Makina Tesla Roadster e sipërmarrësit Elon Musk iu afrua planetit Mars këtë javë. Makina sportive me motor elektrik mbi të cilën është vendosur edhe një manekin në vendin e shoferit ka arritur 5 milionë milje larg planetit të kuq, tha Space-X, kompania e drejtuar nga vetë Elon Musk.
Që prej nisjes nga Toka më shumë se dy vite më parë, makina raportohet të ketë udhëtuar më shumë se 1 miliardë milje dhe supozohet të ketë kryer një xhiro të plotë rreth diellit. Gjatë kontrollit të fundit, ajo ishte arritur 37 milionë kilometra larg Tokës.