“Makina” me 4 këmbë që mund të ngjisë shkallët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Makina” me 4 këmbë që mund të ngjisë shkallët

Mendonim që i kishim parë të gjitha, por mesa duket jo… Suzuki ka dizenjuar një mjet të ri, që ka elemente edhe makine, edhe motori.

MOQBA (Modular Quad Based Architecture) është një mjet urban inovator, 1,3 m i gjatë, 91 cm i gjerë dhe 1,54 m i lartë. Me të mund të ngjitësh terrene shumë të vështira, madje edhe shkallë.

Suzuki MOQBA është perfekt për të lëvizur në qytet, pasi mund të përdoret edhe në brendësi të qendrave tregtare ose nëpër metro.

Nuk dihet nëse një ditë ky prototip do të bëhet realitet, por nëse ka një vend në botë ku mund të bëhet, ajo është Japonia.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy