Kompania Hyperion, me bazë në Kaliforni, prezantoi supermakinën e saj me hidrogjen, me të cilën ajo shpreson që të ndryshojë mendimin e njerëzve për teknologjinë e qelizave të karburantit të hidrogjenit.

E quajtur “Hyperion XP-1”, makina mund të udhëtojë deri në 1600 km vetëm me një serbator të mbushur me hidrogjen dhe motorët e saj elektrikë kanë aftësinë të gjenerojnë deri në 1000 kuaj fuqi. Sipas kompanisë ajo mund të arrijë nga 0 në 100 km në orë vetëm për dy sekonda.

Makinat që përdorin qelizat e hidrogjenit si karburant janë mjete elektrike që e përdorin hidrogjenin për të gjeneruar fuqi brenda makinës në vend që të përdorin baterinë për ta akumuluar këtë energji.

“Hyperion XP-1” nuk e djeg hidrogjenin, por e përdor atë në qelizat e karburantit që kombinojnë hidrogjenin me oksigjenin nga ajri në një proces që krijon ujë, emetimin e vetëm të automjetit dhe një rrymë të energjisë elektrike për të fuqizuar makinën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";