“Somnio” do të jetë jahti më i madh në botë, i cili është parashikuar të nisë lundrimin në vitin 2024.

Ai do të jetë i gjatë 222 metra dhe do të kushtojë 500 milionë euro. Jahti do të ofrojë për miliarderët edhe 39 “apartamente” super luksoze, duke filluar nga 9,5 milionë euro. Ndërkohë, identiteti i pronarëve do të jetë një sekret i plotë. 39 fatlumët do të përjetojnë një jetë mes dallgëve të oqeanit si askush tjetër.

Jahti madhështor është projektuar nga Winch Design me bazë në Londër dhe Tillberg Design.

Apartamentet do të jenë të vendosur në 6 kuverta, secila plotësisht e personalizuar. Një kuzhinë personale, palestër, bibliotekë, por edhe akses në bodrumin për ruajtjen e verës, me një kapacitet prej 10 mijë shishesh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Standardet e sigurisë në bord do të jetë të niveleve më të larta të mundshme. Po ashtu, në bord do të ofrohet edhe kujdesi mjekësor, larg pandemive dhe rreziqeve të tjera globale.