Toshiba zyrtarisht nuk do të prodhojë më kompjuterë. Vitet që shkuan nuk ka prodhuar as laptopa. Por, tani përfundimisht ka lajmëruar se nuk është më në lojë.

Në një publikim për shtyp këtë jave, Toshiba lëshoi një deklaratë të shkurtë por të saktë ku lajmëroi se e kishte transferuar akcizën e vogël që ka pasur në prodhimin e kompjuterëve, kompanisë Sharp.

Toshiba shiti 80.1% të akcizave të veta në vitin 2018, duke mbajtur 19.9 të aksioneve. Tani Sharp i shet laptopat e Toshibas nën emrin Dynabook, shkruan Gizmodo.

Në deklaratën e lëshuar, Toshiba tha se, “Sharp tani ka blerë edhe aksionet e fundit të Dynabook dhe se procedurat për transferim ishin përmbyllur”, transmeton KOHA.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe me këtë, Toshiba i tha lamtumirë kompjuterëve personal.

Toshiba nisi prodhimin e parë të laptopave IBM në vitin 1985. U konsiderua si njëri nga laptopat të cilët ndezën rritjen e industrisë. Kompjuterët e tyre shtruan standardet e PC-ve për dekadat që erdhën. Këtu u përfshinë karakteristikat si bateritë e brendshme që mbushen, ekrani LCD, lexuesi për disketa dhe përputhshmëri me IBM PC.

Në vitin 1985, Toshiba lansoi laptopin T110. Kishte 265 kb memorje, ekranin LCD prej 640×200 pikselave. Madhësia ishte 12.2 inç dhe kishte 4 kilogram. Dhe në atë kohë kushtonte afro 2000 dollarë.

Toshiba udhëhoqi tregun e laptopave gjatë viteve 1990 dhe 2000, dhe ishte në rangun e shitësve më të mëdhenj të PC-ve. Çka ndodhi? Kompanitë si Lenovo, Apple, HP dhe Dell filluan të krijojnë laptopa më të mirë dhe biznesi i Toshibas u dobësua.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për juve që keni pasur laptop Toshiba dhe keni kujtimet e juaja, lamtumirë laptopave Toshiba.