Kundërpeshë Amerikës, Macron shpalos ambicien europiane në teknologji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kundërpeshë Amerikës, Macron shpalos ambicien europiane në teknologji

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka një objektiv në “luftën” me gjigantët e teknologjisë. Macron thotë se deri në vitin 2030, Europa duhet të ketë 10 kompani të tilla me vlerë 100 miliardë €.

Ne duhet të ndërtojmë një ekosistem dhe kampionë më të fortë evropianë, dhe sipërmarrësit duhet të nxisin qeveritë të jenë më efikase, për të qëndruar në garë kundër SHBA-ve dhe Kinës”, citohet Macron nga Euractive France.

Kreu i shtetit priti një duzinë ministrash, investitorësh dhe sipërmarrësish dixhitalë francezë dhe evropianë të mbledhur në nismën “Scale-Up”, për të diskutuar 21 rekomandimet e paraqitura në raportin e tyre.

Ndër këto të fundit përfshihen: krijimi i një “ekosistemi të favorshëm për renditjen e kompanive të teknologjisë në tregjet e aksioneve evropiane“, një “status i punëtorit të teknologjisë për talentin evropian, me një kontratë të standardizuar dhe mbajtjen e të drejtave sociale në të gjithë kontinentin“, si mbështetje për zhvendosjen e një talenti të tillë.

Advertisement

Rekomandimet e tjera përfshijnë një “kornizë të standardizuar për transferimin e patentave për të përshpejtuar transferimin e teknologjisë nga universitetet, dhe midis kompanive start-up dhe kompanive të mëdha“.

Macron i ka mbështetur propozimet dhe ka bërë thirrje për krijimin e një “teknologjie evropiane” për të tërhequr talentet e huaja dhe për më shumë investime.

Një vit më parë, ekonomisti francez Philippe Tibi i kërkoi shtetit që të investojë masivisht në teknologjinë e së ardhmes për të siguruar sovranitetin dhe prosperitetin francez, një propozim ky që Macron e risolli në vëmendje.

Javën e kaluar, ministri i Ekonomisë Bruno Le Maire propozoi që mbështetja për këtë iniciativë deri në vitin 2022 të arrijë 30 miliardë euro, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 20 miliardë eurot e planifikuara fillimisht. Franca e sheh këtë edhe si një mënyrë efektive për të rritur punësimin.

Advertisement

Kompanitë franceze premtuese në fushën e teknologjisë gjeneruan 163 000 vende pune direkte dhe indirekte në 2020 dhe pritet të krijojnë 224 000 vende pune shtesë deri në 2025.

Vlen të kujtojmë këtu që Franca ka qenë ndër të parat vende europiane që kërkoi taksimin në Europë të gjigantëve të teknologjisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy