Një kompani në Singapor është duke zhvilluar një pajisje të re e cila mund të japë rezultatin e testit për koronavirus brenda 60 sekondash.
Pajisja e quajtur “Breathonix” përbëhet nga një pipëz ku njerëzit mund t’i fryjnë për t’u testuar nëse janë të infektuar ose jo nga virusi i ri.
Ajo është krijuar nga Universiteti Kombëtar i Singaporit dhe ka një zbulueshmëri të kënaqshme të rasteve pozitive me koronavirus.
Krijuesit shpresojnë që të marrin leje së shpejti nga autoritetit që të bëjnë të mundur nxjerren e pajisjes në fillim të vitit të ardhshëm.
Advertisement