“Facebook” ka fshirë një tjetër postim të presidentit amerikan Donald Trump. Në këtë postim, Trump pretendonte se Covid-19 ishte “më pak vdekjeprurës” se gripi.

Presidenti amerikan aktualisht ndodhet në Shtëpinë e Bardhë pas tre ditësh trajtimi që kaloi në spital pasi ishte testuar pozitiv për virusin.

Trump shkroi se SHBA-të ishin “mësuar të jetonin me sezonin e gripit, ashtu si po mësojmë të jetojmë tani me Covidin, në shumicën e popullatave shumë më pak vdekjeprurëse!!!”

Twitter e fshehu të njëjtin mesazh me paralajmërimin se “përhap informacion të rremë dhe potencialisht të dëmshëm”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përdoruesit duhet të klikojnë paralajmërimin e “Twitter”-it për të lexuar postimin. Por këtu postimi të paktën mbetet, ndryshe nga Facebook.

“Ne heqim informacione të pasakta në lidhje me ashpërsinë e Covid-19 dhe tani e kemi hequr këtë postim”- tha Andy Stone, menaxher i komunikimit të politikave në Facebook.

Ende nuk dihet një normë e saktë e vdekshmërisë për Covid-19, por sipas Universitetit Johns Hopkins mendohet të jetë dukshëm më e lartë sesa shumica e llojeve të gripit.

Pasi i fshinë postimin, Trump ka reaguar duke shkruar: “SHPEJT SEKSIONI 230 !!!”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai i referohet këtu një ligji që thotë se rrjetet sociale nuk janë përgjegjëse për përmbajtjen e postuar nga përdoruesit e tyre. Por kjo i lejon të bllokojnë një përmbajtje që ata e gjykojnë të jetë fyese, ngacmim ose të dhunshme.

Nëse ligji do të shfuqizohej, kompanitë e mediave sociale do të përballeshin duke u paditur për redaktimet dhe ndryshimet e përmbajtjes së përdoruesve që ata bëjnë.