Konspiracion/ Ish-oficeri i inteligjencës amerikane: SHBA ka anije kozmike aliane, marrëveshje mes jashtëtokësorëve dhe qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konspiracion/ Ish-oficeri i inteligjencës amerikane: SHBA ka anije kozmike aliane, marrëveshje mes jashtëtokësorëve dhe qeverisë

Pretendimet e David Grusch, një ish-oficer i inteligjencës dhe veteran i aviacionit amerikan i riemërtuar tashmë si ‘nishani i Ufos’, janë bërë virale në internet, sipas të cilave Shtetet e Bashkuara kanë në zotërim të ” anije kozmike aliene”.

Në një intervistë për programin NewsNation, Grusch nuk dha asnjë provë dhe u kufizua duke thënë se informacioni i tij vjen nga “disa burime”, duke pranuar se ai nuk ka parë personalisht asnjë nga këto anije kozmike.

 

“Kam parë foto dhe kam lexuar raporte shumë interesante”, tha ai. Sipas ish-zyrtarit, qeveria amerikane e ka mbajtur të fshehtë praninë e “automjeteve” apo “anijeve kozmike” të ndërtuara nga “inteligjenca jo-njerëzore” që “kanë zbritur apo janë përplasur” në Tokë. Grusch madje pretendoi se disa nga “automjetet” përmbanin trupat e pilotëve, se ato ishin “shumë të mëdha, sa një fushë futbolli” dhe të përbëra nga “metal jashtëzakonisht i çuditshëm, i rëndë, atomik”.

Advertisement

 

Veterani i aviacionit amerikan madje shkoi aq larg sa deklaroi se ka “një marrëveshje mes administratës amerikane dhe jashtëtokësorëve”.

Ndonëse nuk janë plotësisht të mbështetura nga prova, deklaratat e Grusch kanë bërë xhiron e internetit dhe me shumë ekspertë që iu përgjigjën ish-zyrtarit duke e akuzuar atë për përhapjen e pretendimeve të bazuara në “supozime të palogjikshme” dhe përfundime nga “novela fantashkencë”. / ANSA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy