Kompania SpaceX bëhet ”laborator” për Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania e miliarderit Elon Musk, “SpaceX”, kushtuar fluturimeve hapësinore, është bërë një laborator për Covid-19.

Më shumë se 4 mijë punonjës të saj u vunë në dispozicion për kërkime mbi imunizimin, hulumtim që u botua më pas në revistën shkencore Nature Communications, raportoi ”Wall Street Journal”.

Punëtorët e “SpaceX” e kanë vënë veten në dispozicion për një periudhë të caktuar kohe, muajt e fundit, për të marrë mostra gjaku në mënyrë që studiuesit të mund të analizojnë përmbajtjen e antitrupave.

Rezultati sugjeron që një prag i caktuar i antitrupave mund t’u sigurojë njerëzve një mbrojtje të qëndrueshme kundër virusit, por që ata nuk bëhen imunë. Për më tepër, 61% e 120 punonjësve që morën virusin raportuan se kishin përjetuar simptoma të lehta të infeksionit.atsh

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy