Kompania ruse “Hoversurf” ka prezantuar një model të ri taksish fluturuese, të cilat priten të prodhohen në masë gjatë këtij viti.
Në shtator, mjeti fluturues do të testohet përmes përdorimit të rrjetit 5G, e në rast suksesi, produkti do të prodhohet në masë në fund të vitit 2021, njoftoi kompania.
Sipas kompanisë, ky model ka kaluar me sukses një sërë testesh të kryera në Rusi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shtuar se Hoversurf po synon për një qëllim ambicion që të sigurojë mundësinë e fluturimit mbi qytet në 2023-2025.
Në 2017, Hoversurf firmosi një marrëveshje me policinë e Dubait, duke i dhënë kopjen e parë të Hoverbike S3 – një dron me një ulëse të vetme, e cila sipas drejtorit ekzekutiv, Alexander Atamanov, është një model shumë më “ekstrem”.
Kompania njoftoi se çmimi i taksive fluturuese në të ardhmen pritet të jetë rreth 0.27 dollar për kilometër.
Nga viti 2016, Hoversurf ka tërhequr investime me një vlerë prej 3 milionë dollarësh për dronin fluturues për pasagjerë.