Kompania mëmë e TikTok-ut ByteDance ka pushuar katër punonjës të cilët patën akses në të dhënat personale të dy gazetarëve në platformë. Lajmi është konfirmuar për CNN nga zëdhënësja e TikTok, Brooke Oberwetter .

Sipas kompanisë, të dhënat e përdoruesve të TikTok nga dy gazetarët, të cilët punonin për Financial Times dhe BuzzFeed, u arritën teksa punonjësit e ByteDance po hetonin rrjedhjet e mundshme të punonjësve në shtyp.

“Individët e përfshirë keqpërdorën autoritetin e tyre për të marrë akses në të dhënat e përdoruesve të TikTok. Kjo është e papranueshme”, tha CEO i TikTok, Shou Chew në emailin e tij drejtuar punonjësve.

Zbulimi mund të ndezë më tej debatin me të cilin përballet TikTok në Shtetet e Bashkuara lidhur me shqetësimet e sigurisë kombëtare duke pasur parasysh lidhjet e tij me Kinën. Ligjvënësit amerikanë kanë ngritur shqetësime për sigurinë e të dhënave të përdoruesve dhe aftësinë e punonjësve kinezë të kompanisë për të aksesuar informacionin rreth përdoruesve të TikTok në SHBA.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";