Kodi sekret që zbulon në çast nëse dikush po ju përgjon celularin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

A keni pasur ndonjëherë frikë se dikush po e përdor celularin tuaj kundër jush? Tanimë, falë këtyre kodeve, ju mund ta mbani veten të sigurt nga shumë probleme.

Nëse vendosni kodin * # 21 # do t’ju tregojë nëse dikush ka aktivizuar përcjelljen e thirrjeve dhe SMS. Një metodë shumë e dobishme për të kuptuar nëse monitoroheni vazhdimisht nga dikush në veçanti.

Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të ruani privatësinë tuaj dhe të dhënat më të ndjeshme të jetës suaj private. Për më tepër, deri tani të gjithë ne futim në këto pajisje, një sërë të dhënash që duhet të mbeten absolutisht konfidenciale.

Në rast të një përgjigjeje pohuese, thjesht vendosni kodin # 62 # për të gjetur numrin e celularit ku janë devijuar telefonatat dhe mesazhet. Kështu do të zbuloni identitetin e pronarit për t’u përballur me të.

Advertisement

Nga ana tjetër, nuk është kurrë e bukur që dikush të vendosë të na spiunojë në këtë mënyrë, veçanërisht nëse ai është një person i afërt me ne.

Ju gjithashtu do të keni mundësi të verifikoni tërësisht marrëdhëniet e vërteta që ju lidhin me njerëz të caktuar. Nëse dikush, që ju jeni emocionalisht të lidhur ju spiunon, është ndoshta e përshtatshme që të krijoni një dialog të hapur dhe të sinqertë në lidhje me të.

Kodi * # * # 4636 # * # * është i disponueshëm vetëm për Android. Kjo do të thotë që ju mund të bëni një kërkim të plotë dhe të shihni menjëherë nëse është hapur një program, të cilin nuk keni qenë ju që e keni hapur.

Falë këtij kodi, ju mund të konsultoheni me të dhëna të ndryshme për të kuptuar më mirë se për çfarë është përdorur smartphone tuaj.

Advertisement

Përdoruesit e iPhone gjithnjë e më të ekspozuar nga viruset. Si ta dalloni nëse smartphon-i juaj mbart një të tillë

Advertisement


Kodi sekret që zbulon në çast nëse dikush po ju përgjon celularin

Advertisement

Jo kombinime komplekse, cilët janë fjalëkalimet më të vështirë për t’u vjedhur

Advertisement

Linkedin 1024x576

Hackerat në aksion, informacionet mbi pothuajse çdo profil në Linkedin gjenden në “tregun e zi”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy