Kina po përgatit nisjen e një hetimi antitrust kundër Alphabet Inc’s Google. O Google, nisur nga dyshimet se ka shfrytëzuar pozicionin e vet në treg për të vendosur dominimin e sistemit të vet operativ Android.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “Reuters” dhe sipas saj ka qenë kompania Huwei Technologies Co Ltd që ka depozituar ankesën pranë entit rregullator kinez.
Reuters shkruan se vendimi nëse do të nisë hetimi formal do të merret në muajin tetor dhe ai do të kushtëzohet nga marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA.
Akti në fjalë shihet si kundërveprim ndaj veprimeve të presidentit amerikan Donald Trump ndaj kompanive kineze nën arsyetimin e aspektit të sigurisë.
Së fundmi Kina ka miratuar amendamente në ligjin antitrust duke ngritur në maksimum gjobat ndaj kompanive.