Kina ka ngritur me sukses në hapësirë staelitin e parë në botë të pajisur me teknologjinë 6G, për të testuar mënyrën sesi funksionon.

Sateliti u ngrit për në orbitë këtë të shtunë nga qendra e kontrollit satelitor Tayian, në Provincën Shanxi.

Teknologjia e shpejtësisë së lartë do të testohet dhe rezultatet do të krijojnë bazën për të ardhmen e komunikimit. Sateliti ka edhe pajisje monitoruese për fatkeqësitë natyrore që mund të shkatërrojnë kulturat bujqësore në Kinë dhe për parandalimin e zjarreve.

Teknologjia e re 6G mendohet se do të jetë 100 herë më e shpejtë se ajo 5G, e cila mund të arrijë të transmetojë të dhëna në një shpejtësi deri në 10 Gbps. Kina është kritikuar së tepërmi nga Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara për përdorimin e teknologjisë 5G për të kontrolluar sistemet e komunikimit të shteteve të tjera, por kjo duket se nuk e ka ndaluar të testojë brezin e ardhshëm të transmetimit të të dhënave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";