Pasi lëshoi modulin e parë të përhershëm në stacionin e saj hapësinor, që do të jetë në gjendje të strehojë astronautë në planin afatgjatë, Kina ka hedhur hapin e radhës. Këtë të enjte tre astronautë janë nisur drejt stacionit hapësinor Tiangong, ku do të qëndrojnë për tre muaj dhe do të kryejnë eksperimente, për të testuar pajisjet dhe për t’u përgatitur që të pranojnë dy module të tjera të stacionit vitin e ardhshëm.
Anija kozmike është nisur nga qendra Jiuquan në veriperëndim të Kinës. Ky njëherësh shënon misionin e parë hapësinor të Kinës me ekip, dhe më të gjatin ndonjëherë.
Ky lanccim përbën krenari për Kinën, teksa Pekini përgatitet për të shënuar 100-vjetorin e udhëheqjes së Partisë Komuniste më 1 korrik.
Kina nuk është pjesëmarrëse e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, një bashkëpunim mes Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Rusisë dhe Japonisë, i cili do të mbyllet brenda pak viteve.
Rusia ka bërë të ditur se do të heqë dorë nga projekti në vitin 2025.