KESHILLAT: Si të reduktoni kohën që fëmijët kalojnë në tableta apo telefona pas pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KESHILLAT: Si të reduktoni kohën që fëmijët kalojnë në tableta apo telefona pas pandemisë

Edhe përpara pandemisë Covid-19, hulumtimet kanë treguar se e prindërit janë të shqetësuar për kohën që fëmijët e tyre kaluan para telefonave dhe kompjuterëve. Ndërkohë që pandemia bëri që fëmijët të lidheshin edhe më shumë pas tyre. Të dhënat tregojnë se çdo orë në televizor deri në moshën 25 vjeç, zvogëlon jetëgjatësinë e shikuesit dhe pandemia k ndihmuar që kjo gjendje të zhvillohet edhe më shumë, pavarësisht sa përpiqen prindërit për t’i larguar fëmijët nga ekranet.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), “një pushim i shkurtër nga të përdorurit këto pajisje, duke bërë 3-5 minuta lëvizje fizike, të tilla si ecja ose shtrirja, do të ndihmojë në lehtësimin e tendosjes së muskujve, lehtësimin e tensionit mendor dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe aktivitetit të muskujve” . Sidoqoftë, fëmijët nga mosha 5 deri në moshën 17 vjeç duhet të kalojnë të paktën 60 minuta në ditë duke bërë aktivitet fizik të moderuar.

Atëherë, çfarë duhet të bëjmë për të ndihmuar fëmijët tanë të bëhen më aktivë fizikisht gjatë pandemisë?Të dhënat e fundit tregojnë se prindërit janë edhe më të shqetësuar për aktivitetin fizik të fëmijëve, pasi mësimet në internet kanë kontriubuar në rritjen e sasisë së kohës që fëmijët kalojnë në kompjuter, tabletë apo telefona dhe kjo është një gjë e pashmangshme. Përpara pandemisë, fëmijët mund të kryenin aktivitete të ndryshme, por periudha pas saj ka bërë që ata të jenë më përtac në aktivitetet e tyre fizike.
Por ekspertët thonë se prindërit duhet të mendojnë se pandemia ka qenë një mundësi për të gjithë ne, për të stabilizuar kohën e qëndrimit në tabletë apo telefon me kohën e aktiviteteve fizike. Ata këshillojnë së pari se diçka tepër e rëndësishme është mbështetja prindërore.

Më tej ekspertët që kanë realizuar studimin, ku mes tyre janë edhe psikologët e fëmijëve Hyunjae Daniel Shin dhe Amin Al-Habaibeh, kanë treguar se duhet t’i mësoni fëmijët që të kryejnë ushtrime fizike, në vend që të kalojnë kohë në telefon.

Advertisement

Ekspertët shtojnë se në bazë të hulumtimit të fundit, prindërit duhet të përcaktojnë një qëllim si një strategji kryesore për të cilën fëmijët duhet ta plotësojnë.

Së pari, zhvilloni një diagram të tillë si një grafik në murin e dhomës së tyre të gjumit për të ndihmuar në gjurmimin e kohës që kalojnë në ekrane fëmijët. Kjo i ndihmon fëmijët të vizualizojnë sasinë e kohës që po kalojnë dhe të menaxhojnë e vendosin qëllime për përdorimin e tyre në ekran.

Së dyti, jini një model i mirë për të inkurajuar fëmijët tuaj që të zvogëlojnë qëndrimin e tyre në telefona apo tableta. Ju mund të ndryshoni mjedisin tuaj në shtëpi për të inkurajuar një mënyrë jetese më aktive duke i kushtuar hapësirë një palestre të vogël ose një zone stërvitje. Ndoshta pandemia ishte një mundësi për të gjithë ne të mendojmë sesi e kalojmë kohën tonë në shtëpi, duke anashkaluar pajisjet teknologjike, qoftë edhe disa orë.

Çdo prind ka një fëmijët adoleshent në shtëpi të cilin është shumë e vështirë ta bindësh për të qëndruar larg telefonit apo tablatit të tij, aq më pak kur është larg miqve. Mbi të gjitha mos harroni që fëmijët do të bëjnë atë çfarë bëni ju.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy