Nëse pandemia ju duket e frikshme, një kompani japoneze ka gjetur një mënyrë origjinale për ta larguar mendjen nga Covid-19, duke i futur njerëzit nëpër arkivole dhe sulmohen me sharra elektrike nga fantazmat.
Konsumatorët e Tokios, kishin mundësinë të kalonin një fundjavë ndryshe, në një kuti prej 2 metra katror dhe duke dëgjuar histori tmerri, pikërisht për ta larguar mendjen nga pandemia. Koordinatorja e kompanisë së prodhimit, Kenta Iwana, deklaron se kërkesa është gjithmonë e në rritje për të përjetuar një shfaqje të tillë 15-minutëshe.
Nga ana tjetër, edhe konsumatorët janë në kërkim të alternativave te reja për të larguar mendjen. “Shumë aktivitete janë anuluar për shkak të pandemisë, kështu kemi nevojë për eksperienca ndryshe gjatë ditëve të pushimit”, shprehet një qytetar.
Përgjatë fundjavës, biletat që kushtojnë 7.6 dollarë njëra, ishin të gjitha të shitura. Koordinatorja deklaron se ngritja e një biznesi të tillë është shumë i lehtë dhe i bën thirrje të tjerëve për të ndërmarrë një iniciativë të tillë, pasi është një alternativë e mirë për të bërë biznes.