“Jetë aliene mund të jetë duke u fshehur në hënat e Uranit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jetë aliene mund të jetë duke u fshehur në hënat e Uranit”

Nëse ka jetë jashtëtokësore në sistemin tonë diellor, ekspertët besojnë se mund të jetë duke u “fshehur” nën sipërfaqen e Marsit, në retë e Venusit ose në oqeanet e akullt të Jupiterit dhe në hënat e Saturnit.

Por, një studim i ri, ka hapur një dritare të re mundësie.

Shkencëtarët e NASA-s thonë se hënat e Uranit, Titania dhe Oberon mund të kenë oqeane me ujëra të ngrohta mjaftueshëm për të lulëzuar jeta. Këto të dhëna të reja sugjerojnë se listës sonë për “gjuetinë” e jetës jashtë planetit tonë, duhet t’i shtohet edhe një destinacion tjetër.  

Studiuesit e bënë zbulimin pasi rianalizuan të dhënat nga fluturimet e afërta të Voyager 2 me Uaranin në vitet ’80. Po ashtu, ata përdorën modelimin kompjuterik për të kërkuar për shenja uji në pesë nga hënat e akullta të planetit.

Advertisement

Ky është studimi i parë që hedh një shikim në përbërjen e brendshme dhe në mënyrën sesi kanë evoluar struktura në Ariel, Umbriel, Titania, Oberon, dhe Miranda.

Ajo që ata zbuluan është se katër prej tyre, të gjitha përveç Mirandës, ka të ngjarë të përmbajnë një oqean midis bërthamave dhe kores së akullt.

Këta trupa uji mund të jenë aq të mëdhenj sa të jenë secili dhjetëra milje të thellë, zbuluan studiuesit e NASA-s nga Laboratori Jet Propulsion në Kaliforninë e Jugut.

Në total, Urani ka të paktën 27 hëna që e orbitojnë, me katër më të mëdhatë që variojnë nga Arieli me 1,160 km gjerësi – deri te Titania, që ka një gjerësi prej 1,580 km. 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy