Gjigandi Apple ka nxjerrë së fundmi në treg versionin më të ri të telefonave, iPhone 12 Pro. Luksi i radhës përngjan me iPhone 4, por ka çelik pak më të shndritshëm, kamera të trefishtë në pjesën e pasme dhe ekran qeramike që e mbron nga dëmtimi.

Adhuruesit e kësaj marke mezi e pritën daljen e këtij modeli, por a ja vlen të shpenzohet minimalisht 1,200 Euro për të?

Sipas ekspertëve, krahasuar me versionet e mëparshme, 12 Pro është 100% i riciklueshëm dhe bateria reziston më gjatë. Mund të karikohet deri në 50% për 25 minuta, pavarësisht se Apple ende nuk ka bërë me dije sa jetëgjatë është.

Versioni i ri është rezistent ndaj ujit, deri në thellësinë e 6 metrave. Në varësi të memorjes së brendshme, çmimi shkon nga 1200 Euro për 128 Gb, në 1300 Euro për 256 Gb dhe 1400 Euro për 512 Gb.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kamerat nga mbrapa kanë lente zmadhuese deri në 10-fish, ciëësia e videos është Full HD. Tashmë mund të bësh foto portreti natën, dhe shpejtësia me të cilën punon telefoni është relativisht e mirë.

Të gjitha këto janë në favor të çmimit, por iPhone 12 është një telefon i mbetur në mes të iPhone 12 Pro, që konsiderohet i mirë, dhe një versioni potencialisht akoma më të mirë si iPhone 12 Pro Max, që pritet të ketë kamera akoma më të fuqishme.