Është planeti më i afërt me Tokën, por njerëzit duhet ende të udhëtojnë 34.8 milionë milje për të shkuar deri në Mars . 

Miliarderi Elon Musk parashikoi se njerëzit do të shkelin për herë të parë në Planetin e Kuq në vitin 2029, ndërsa NASA është pak më konservatore me kohën, duke thënë se udhëtimi i parë drejt Marsit mund të realizohet në fund të viteve 2030 ose në fillim të viteve 2040.

Fatmirësisht, ka një mënyrë më të thjeshtë për të eksploruar Marsin nga shtëpia juaj në Tokë.

NASA ka prezantuar një hartë të re interaktive që ju lejon të eksploroni formimin gjeologjik të Marsit, përfshirë malet, shkëmbinjtë dhe krateret e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Doja diçka që do të ishte e arritshme për të gjithë. Nxënësit e shkollës mund ta përdorin këtë tani. Qëllimi është të ulen barrierat për njerëzit që janë të interesuar të eksplorojnë Marsin’, u shpreh Jay Dickson, shkencëtari i përpunimit të imazhit që udhëhoqi projektin.

Harta interaktive e Planetit të Kuq është bërë në Caltech duke përdorur 110,000 imazhe të shkrepura nga Orbiteri i Zbulimit të Marsit të NASA-s.