Iu infektuan prindërit, adoleshenti shpik orën që të “mbron” nga Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Iu infektuan prindërit, adoleshenti shpik orën që të “mbron” nga Covid-19

Ne e prekim fytyrën për shumë arsye, ndonjë herë edhe pa e kuptuar, por në këtë kohë pandemie, është gjëja që këshillohet të evitohet. Kjo pasi duart tona mund të transmetojnë virusin nga sipërfaqet e kontaminuara tek sytë, veshët, hunda apo goja.

Situata e re ka frymëzuar një 15-vjeçar të quajtur Max Melia nga Mbretëria e Bashkuar për të shpikur një orë të quajtur Vybpro.

Kjo orë, sipas adoleshentit, mund të ndihmojnë njerëzit që të mos e prekin në mënyrë të pavetëdijshme dhe të ekspozohen ndaj Covid-19.

Adoleshenti tregon: “Duke e parë këtë pandemi ndërsa shpaloset në media, ishte i qartë dhe shkatërrues efekti që ka pasur në jetët e njerëzve në të gjithë botën. Megjithatë, vetëm kur të dy prindërit e mi u infektuan, e kuptova se me çfarë po përballeshin.”

Ora punon me njohjen e gjesteve që janë të lidhura me lëvizjet e duarve drejt fytyrës. Falë teknologjisë me të cilën është ndërtuar, ajo dridhet sa herë që personi që e ka vënë çon duart drejt fytyrës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy